Genoa bën një hap tjetër drejt qëndrimit në Serie A dhe një meritë për këtë ka një njohje e vjetër e Kategorisë Superiore, Ekuban. Dikur pjesë e Partizanit, sulmuesi ishte ai që i dha fitoren Genoas në ndeshjen me Sassuolon me rezultatin 2-1.

Skuadra e drejtuar nga Daniele De Rossi mori avantazhin 1-0 në minutën e 18 me Malinovsky që me një gjuajtje të bukur me të majtën e dërgoi topin në rrjetë. Por episodi më i pabesueshëm ndodhi në pushimin e ndeshjes kur Ellertsson dhe Berardi teksa po shkonin në dhomat e zhveshjes shkaktuan një sherr duke u ndëshkuar të dy me karton të kuq.

Me rikthimin në fushat e lojës, pas zëvendësimeve të kryera nga De Rossi, Genoa në minutën e 57 barazoi shifrat në 1-1 me golin e Kone, i cili dërgoi në rrjetë një top të kthyer nga Bijloë pas gjuajtjes me kokë të Muharemovic. Ndërsa në minutën e 84, ishte momenti i Ekuban që shfrytëzoi një asist të Messias për të shënuar golin e fitores 2-1 për Genoan që shkon në 36 pikë dhe e çon në 9 pikë avantazhin me zonën e rënies nga kategoria në Serie A, ndërsa Sassuolo mbetet me 42 pikë.

Top Channel