Presidenti Begaj uron Pashkën nga Korça: Qoftë e bekuar për të gjithë besimtarët por edhe për të gjithë shqiptarët Edhe në fillim të vitit, Durrësi po shfaqet si një ndër destinacionet më tërheqëse për turizmin kulturor dhe historik në vend. Statistikat e fundit tregojnë një interes në rritje të vizitorëve vendas dhe të huaj për trashëgiminë kulturore në qytetin bregdetar.
“Kemi pasur një numër të konsiderueshëm vizitorësh në 3-mujorin e parë të vitit. Vetëm në Kullën Veneciane, rreth 900 vizitorë kanë ardhur dhe e kanë vizituar atë, ndërsa amfiteatri ka arritur shifrën 2000 vizitorë. Këto monumente janë shumë tërheqëse sepse në Kullën Veneciane vizitorët kanë mundësi që, përmes programit multimedial, të shikojnë historikun e qytetit të Durrësit”, tha specialistja e Qendrës Muzeore në Durrës, Ina Ajazi.
Përveç teknologjisë që i është bashkuar historisë, Amfiteatri mbetet “magneti” kryesor, duke u ofruar turistëve një udhëtim të dyfishtë në kohë, mes periudhës romake dhe asaj bizantine. Ndërkohë, situata gjeopolitike në botë duket se e ka pozicionuar Shqipërinë si një vend më të sigurt për t’u vizituar.
“Kriza në Lindjen e Mesme e ka bërë jo vetëm Shqipërinë, por gjithë pjesën e Ballkanit më tërheqëse për vizitorët, si një vend më i sigurt. Shifrat janë më të larta këtë vit dhe jemi optimistë sepse është vetëm fillimi i vitit”, tha specialistja e Qendrës Muzeore në Durrës, Ina Ajazi.
Ndërkaq pritet dhe hapja e Muzeut Arkeologjik, për të plotësuar paketën e pasur historike të qytetit 3-mijëvjeçar.
Top Channel