Fulvio Pea, pas pak më shumë se 3 vitesh e mbylli bashkëpunimin me Federatën Shqiptare të Futbollit ku mbante rolin e Drejtorit Teknik ku si detyrë kishte koordinimin e punës me të gjitha ekipet kombëtare. Një pozicion ky që po e ndihmon atë në karrierën e tij.

Dhe në fakt, Fulvio Pea së shpejti do të jetë pjesë e Interit, ku sipas të përditshmes ‘La Gazzetta Dello Sport’ ai do të ndërtojë projektin e Interit U23 për sezonin e ardhshëm, një detyrë kjo që është krejt ndryshe nga ajo për të cilën u përfol; koordinimi i skuadrave të moshave.

Në fakt në këtë rol do të jetë Michele Sbravati që aktualisht është në të njëjtin pozicion te Juventusi, por që do të  mbyllë bashkëpunimin me bardhezinjtë.

Top Channel