4 finalistë për çmimin e madh 100 mijë euro/ Spektakël fishekjarresh në Top Channel, hapet televotimi
Ish-kryetarja e Parlamentit, Jozefina Topalli ka publikuar një foto me Pjetër Arbnorin, ish- i burgosur politik dhe një nga figurat e rëndësishme të PD-së në vitet e para të themelimit të saj.
Ajo kujton letrën nga burgu të Pjetër Arbnorit, i cili kishte ndarë qelitë me xhaxhallarët e saj, vizitën që ai i bëri në demokraci së bashku me Ali Spahinë dhe fushatën elektorale e bashkëpunimin në Parlament.
Statusi i Topallit
Arshive. Emrin e Pjetër Arbnori e kam dëgjuar që kur isha shumë e vogël.
Një ditë, që më ka mbetur e gjallë në kujtesë, erdhi postieri në shtëpinë tonë të madhe dhe solli një zarf… një letër nga burgu, nga Pjetër Arbnori.
Nuk dija si ta shpjegoja, por fjala “burg” më trembi. Ishte hera e parë që e dëgjoja me atë peshë. Nuk kuptoja gjithçka, por ndjeja që aty fshihej diçka e rëndë, diçka që i bënte të rriturit të heshtnin.
Dy axhallarët e mi kishin qenë në burg bashkë me Pjetër Arbnori, në Burgu i Spaçit dhe në Burgu i Burrelit. Ata kishin hyrë në burg rreth të tridhjetave dhe dolën prej andej afër të gjashtëdhjetave.
Vitet kaluan. Herën e dytë, Pjetër Arbnori erdhi në shtëpinë ku sapo isha martuar, bashkë me Ali Spahia. E mbaj mend qetësinë e tyre… dhe një lloj drite në sy, sikur po vinte një kohë tjetër.
Pak ditë më pas, i takova sërish në shtëpinë e babait tim, ku kisha lindur. Aty u zhvillua një nga mbledhjet e para, para krijimit të Partia Demokratike e Shqipërisë në Shkodër.
Dhe kjo më duket sot si një lidhje e çuditshme e jetës: nga një letër burgu që më trembi si fëmijë… te një shtëpi që u bë pjesë e lindjes së shpresës.
Herën e tretë e pashë në fushatë. Pastaj në Parlament, ku Pjetër Arbnori drejtonte me një qetësi që vinte nga vuajtja, por edhe nga forca.
Dhe çdo herë që e shihja, më kujtohej ajo letër… dhe ajo vajza e vogël që nuk e kuptonte ende, por e ndjente se liria kishte një çmim që nuk harrohet
Top Channel