Spalletti pas fitores me Atalantën: Herë të tjera kemi luajtur më mirë, por ishte e rëndësishme të fitonim

11/04/2026 23:46

Për herë të parë që nga momenti kur në stol erdhi Luciano Spalletti, Juventusi i tij ka menduar më shumë për rezultatin sesa për lojën e bukur. Në fund fitorja në Bergamo peshon shumë në garën për një vend në zonën Champions që është shumë e rëndësishme për të ardhmen e klubit bardhezi.

Vetë trajneri toskan e pranoi se ato që kishin më shumë rëndësi për skuadrën e tij ishin 3 pikët e kësaj ndeshjeje.

‘Në gjysmëorëshin e parë vuajtëm sepse ata janë të zotë, ne ishim gjithnjë me vonesë dhe krijuam pak-tha Spalletti pas përfundimit të ndeshjes-në pjesën e dytë ishte një ndeshje tjetër, ishim të barabartë. Ndonjëherë kemi luajtur më mirë, por nuk kemi marrë rezultatin. Këto janë ndeshje që vlejnë shumë edhe pse ne nuk ishim shumë mirë për shkak të ndonjë problemi fizik të Yildiz, Conceiçao dhe Thuram’

Fitorja ndaj Atalantës e ngjit Juventusin për momentin në vendin e katërt me 60 pikë me bardhezinjtë që janë në pritje të asaj që do të bëjë Como në mbrëmjen e së dielës në sfidën ndaj Interit.

Top Channel