“Pirro, s’po të marr në telefon”/ Braçe denoncon rrugën me gropa në Selitë: Më falni për shprehjen, por nuk i plas kujt

11/04/2026 21:56

Deputeti i Partisë Socialiste, Erion Braçe, ka denoncuar rrugën e dëmtuar në zonën e Selitës në Tiranë.

Në një video-mesazh, teksa ndan pamjet e rrugës, Braçe thotë se nuk është marrë asnjë masë për mbarëvajtjen e rrugës.

“Pirro, se dëgjova dje në një mbledhje që të merrnin në telefon. Pirro, nuk po të marr më në telefon. U bënë muaj të tërë që është kjo gjendja, kaq di unë”, shprehet Braçe.

“Ne territor, si deputet i 5-sës, rruga qendrore-kryesore e selitës ka mbaruar! Nuk mbaj mend se kur u bë gropa e parë; por atë e ka zënë gropa e dytë dhe gropa e tretë! Shihni se si ndalojnë shoferët të ruajnë makinat e si krijohet trafiku në oraret e pikut! Nganjëherë e humb dhe dëshirën të flasësh se – më falni për shprehjen – por nuk i plas kujt! Me gjasë, gropa të tjera do mbulojnë gjithë rrugën dhe drejtorët e bashkisë do shohin rehatin e pushtetit bërë nga vota e njerëzve në selitë!” – shkruan Braçe në Facebook.

Top Channel