“Nuk është bllokuar gjë”, Rama për negociatat: Njerëzit e ligj përdorin shqiptarët si mish për top ndaj qeverisë. Nuk e dinë që të japin ujë në bisht të lugës

11/04/2026 14:14

Kryeministri Edi Rama, bashkë me drejtuesen politike të qarkut Fier Belinda Ballaku dhe dy ministrat Malaj dhe Salla, bashkëbiseduan me fermerët e Krutjes, nga ku kreu qeverisë komentet për heqjen e subvencionit të naftës për fermerët i quajti të neveritshme dhe te nxjerra nga konteksti.

Kreu i qeverisë foli për negociatat për Bashkimin Europian, duke mohuar në mënyrë kategorike se janë bllokuar.

“Nuk është bllokuar asgjë, e keni dëgjuar ambasadorin. Një pjesë e tyre që i thonë këto, i dinë si janë, por janë të ligj, i përbuzin shqiptarët, mendojnë se u ka mbetur ora te “toka e nxanun” dhe “merrni armët”. Nuk e dinë që shqiptarët janë shumë më përpara sesa gazetarët dhe politikanët dhe nuk e dinë që japin ujë në bisht të lugës. I marrin për budallenj, i trajtojnë për mish për top dhe thonë se u bllokuan; nuk u bllokua gjë, sepse janë negociata dhe ato janë bisedime. Ajo që dua të them është që kjo gjë do të ndodhë shpesh”, tha Rama.

Top Channel