Myrto Uzuni shfaqet spektakolar në fushën e lojës. Sulmuesi i kombëtares shqiptare mahniti të gjithë në sfidën mes Austin dhe LA Galaxy në Major League Soccer teksa shënoi një gol fantastik.

Gjithçka ndodhi në minutën e 85 të sfidës kur Uzuni pas ekzekutimit të një goditje këndi, me një gjuajte të kalibruar në hyrje të zonës me të djathtën e dërgoi topin në rrjetë duke ngritur peshë tifozët e pranishëm në stadium në qytetin e Austin të Texasit. 

Ishte një gol që shkurtoi diferencën në rezultat në 2-1 dhe që ngjalli shpresat te skuadra vendase për evitimin e mundshëm të humbjes, por për fat të keq koha ishte e pakët për skuadrën teksane dhe sfida u fitua nga kalifornianët e LA Galaxy me rezultatin 2-1. Për Austin kjo ishte humbja e 3 në 7 javë kampionat, ndërkohë që ky i kësaj të shtune ishte goli i dytë i Uzunit në këtë fillim sezoni në kampionatin amerikan.

Shiko këtu golin e Uzunit

Top Channel