Vodhi një shumë parash në një market në Gramsh, arrestohet 53-vjeçari
Në kalendarin e Gjykatës së Posaçme është njoftuar publikisht seanca paraprake për çështjen e Joniad Myzyrajt dhe 3 të pandehurve të tjerë, ndaj të cilëve SPAK ka kërkuar pushimin e hetimeve për akuzën e shkeljes së barazisë në tendera.
Burime të SPAK bëjnë me dije se është kërkuar pushim i çështjes për veprën penale të shkeljes së barazisë në tendera për një episod. Ndërsa çështja është ndarë në fraksion dhe po hetohet Myzyraj dhe persona të tjerë, për vepra të tjera penale mes tyre dhe shpërdorimi i detyrës.
Burimet sqarojnë se ky vendim për pushimin e këtij episodi për shkelje të barazisë në tendera, pasi Gjykata Posaçme e Apelit i ka cilësuar vendime të një gjykate, vendimet qe KPP marr për tenderat, të cilat goditen vetëm në gjykatë administrative. Grupi hetimor sqaron se nuk është mbyllur gjithë çështja por vetëm një episod.
Top Channel