Reali i Madridit bën një tjetër hap fals në Ligën Spanjolle. Në ndeshjen e raundit të 31 të La Liga skuadra e Alvaro Arbeloas u ndal në barazimin 1-1 me Gironën, një rezultat që bën Barcelonën që të buzëqeshë pasi në derbin me Espanyol ajo mund ta çojë diferencën në 9 pikë me rivalët e përjetshem.

Pjesa e parë e ndeshje u mbyll me barazimin 0-0 me Realin e Madridit që krijoi volum loje por nuk kishte qartësinë e duhur. Los Blancos patën disa momente por u ndalën nga portieri Gazzaniga. Në krahun tjetër, Girona u mbajt mirë në fushën e lojës duke shkuar në pushimin e ndeshjes me portën të paprekur.

Pjesa e dytë nisi me një tentativë të Bellingham, por gjuajtja e anglezit nuk ishte shumë i fortë dhe Gazzaniga e priti pa problem. Gjithsesi nuk vonoi shumë dhe erdhi edhe momenti i zhbllokimit të rezultatit me Realin e Madridit që shënoi në minutën e 50 me Federico Valverde. Reali i madridit kërkoi një tjetër gol për të qenë më i qetë, por ishte Girona ajo që e gjeti më një gjuajtje të fortë në hyrje të zonës të Lemar me skuadrën katalanase që barazoi shifrat në 1-1.

Goli i Gironës ia bëri më të vështira gjërat Realit të Madridit që nuk mundi dot të ndryshojë më gjërat dhe sfida u mbyll me barazimin 1-1 me skuadrën merenges që la 2 pikë të tjera në këtë sezon në kampionatin spanjoll që mund t’i kushtojnë shumë rëndë

Top Channel