Dështimi i Italisë, nga Kupa e Botës, rrënimi në renditjen e UEFA-s dhe katastrofa që sjellin humbjet e Bolonjës dhe Fiorentinës
Milani po mendon për një tjetër transferim të bujshëm në merkato, duke synuar afrimin e Robert Lewandowski-t
Pas operacionit që solli në “San Siro” Luka Modrić-in, kuqezinjtë duan të përsërisin të njëjtën strategji, duke marrë një tjetër kampion me eksperiencë, këtë herë në repartin ofensiv. Sulmuesi i Barcelonës pritet të largohet në fund të sezonit si lojtar i lirë, çka e bën atë një objektiv shumë tërheqës për klubet europiane. Milani është futur në garë, por përballë ka rivalin e përhershëm, Juventusin, që gjithashtu synon një goditje me parametër zero.
Ideja e të dy klubeve është e qartë: të investojnë në paga të larta për një lojtar të kalibrit të Lewandowski-t, duke kursyer në koston e transferimit. Sulmuesi polak, i lindur në vitin 1988, ka realizuar plot 565 gola në karrierë dhe mbetet një nga sulmuesit më të rrezikshëm në futbollin europian. Sipas raportimeve, largimi nga Barcelona duket i pashmangshëm, ndërsa përfaqësuesit e lojtarit po punojnë për të përcaktuar të ardhmen e tij. Juventusi ka nisur lëvizjet prej muajsh, ndërsa tani edhe Milani është futur fuqishëm në garë.
Mbetet për t’u parë vendimi i vetë Lewandowskit, i cili mund të preferojë kampionate më të forta, por nuk përjashtohet mundësia që, ashtu si Modrić, të zgjedhë Serinë A për të vazhduar të bëjë diferencën, pavarësisht moshës.
Top Channel