Bundesliga/Bayern i Mynihut nuk fal, fitore me përmbysje në transfertën e Freiburg
Tifozët e Borussia Moenchengladbach kanë vendosur të bëjnë një protestë jo të zakonshme kundër Leipzigut; nuk ka konsumime birre dhe salçiçesh në stadium për të goditur ekonomikisht klubin kundërshtar.
Nisma është ndërmarrë nga shoqata e tifozëve Fpmg në prag të ndeshjes së kësaj të shtune me një apel të qartë; të evitohet çfarëdo lloj konsumi brenda impiantit. Objektivi është që të reduktohen sa më shumë të ardhurat e gjeneruara direkt për Leipzigun që konsiderohet nga një pjesë e tifozerisë si model në kundërshtim me vlerat tradicionale të futbollit.
Protesta përfshihet në një kontestacion tashmë të konsoliduar kundër klubit sakson; gjatë ndeshjeve, tifozët e Moenchengladbach fërshëllejnë sistematikisht skuadrën e Leipzigut kur kanë topin në zotërim ën 19 minutat e para. Bojkoti i kateringut nuk është i rastësishëm. Të ardhurat nga ushqimi dhe pijet mund të jenë të rëndësishme për klubin. Sipas vlerësimeve në këtë sektor, skuadra të mëdha si Borussia Dortmund arkëtojnë rreth 1 milion euro për ndeshje nga këto aktivitete edhe pse Leipzig regjistron shifra më të ulëta për shkak të kapacitetit të stadiumit.
Për të evituar kufizime të mundshme, tifozët ftohen të konsumojnë pijë dhe ushqim jashtë stadiumit. Për transfertën e së shtunës janë parashikuar që të jenë 4700 tifozë të Gladbach. Por në aspektin sportiv, protestat deri tani nuk kanë sjellë rezultate; Borussia Moenchengladbach nuk ka fituar kurrë ndaj Leipzig. Për më tepër në këtë ndeshje kthehet kapiteni Rocco Reitz, i destinuar të transferohet te Leipzigu sezonin e ardhshëm.
Top Channel