Liverpool po përjeton një periudhë lamtumirash. Pas Mohamed Salah, ai që do të largohet nga skuadra e The Reds është Andy Robertson që pas 9 sezonesh e mbyll përfundimisht aventurën në Anfield.

Klubi kampion i Anglisë konfirmoi gjithçka në një komunikatë për shtyp.

‘Mund të konfirmojmë se Andy Robertson do të mbyllë karrierën e tij me The Reds në fund të këtij sezoni-theksohet në njoftimin e Liverpool në rrjetet sociale

Andy Robertson i përfundon kontrata me Liverpool në muajin qershor me futbollistin që vendosi të mos e rinovojë atë duke i dhënë kështu fund eksperiencës së tij 9 vjecare  me fanelën e The Reds

Andy Robertson gjatë këtyre 9 sezoneve me Liverpool ka pasur një rol shumë të rëndësishëm në sukseset e skuadrës. I transferuar në Anfield nga Hull city në 2017, ai ka zhvilluar 373 ndeshje në total me Liverpoolin duke fituar 2 tituj në Premier League, 1 Ligë Kampionesh, FA Cup dhe 2 Kupa të Ligës, po kështu ka fituar edhe Botërorin e Klubeve, Superkupën Evropiane dhe Community Shield. Pavarësisht konfirmimit për largimin e tij, Robertson mbetet i fokusuar te ndeshjet e mbetura të sezonit për të ndihmuar Liverpoolin për ta mbyllur atë në mënyrën më të mirë të mundshme.

Top Channel