Amir Rrahmani është duke u përgatitur intensivisht për t’u rikthyer në fushë dhe për të kapur fundin e sezonit.

Sipas mediave italiane, futbollisti kosovar po zhvillon stërvitje të veçanta dhe individuale, ndërsa rikthimi i tij pritet më 18 prill. Lajmi është bërë i ditur nga “La Repubblica”, e cila raporton se qendërmbrojtësi me përvojë mund të jetë në dispozicion të trajnerit Antonio Conte për përballjen e rëndësishme ndaj Lazios, që do të zhvillohet në stadiumin “Maradona”. Edhe pse fillimisht pritej që kapiteni i Kombëtares së Kosovës të rikthehej në fillim të muajit prill, kjo nuk ka ndodhur për shkak të procesit të rikuperimit.

Rrahmani është jashtë fushave që nga muaji shkurt, kur pësoi një dëmtim në ndeshjen kundër Romës. Ai mungoi gjithashtu në dy ndeshjet e rëndësishme të Kombëtares së Kosovës për kualifikimet në Kupën e Botës, ndaj Rumanisë dhe Turqisë gjatë muajit mars.

Top Channel