Muçi i pafat, përveç dëmtimit, në Turqi rrezikon edhe një dënim…
Jari Litmanen, futbollisti i njohur në periudhën fund i viteve 90-fillim i viteve 2000, ka shkaktuar një prej surprizave më të mëdha të këtij sezoni. Ish sulmuesi i Barcelonës, Liverpoolit apo Ajax vendosi të rikthehet në fushat e lojës në moshën 55 vjeçare, 14 vjet pas tërheqjes së tij.
Lajmi i pabesueshëm i kthimit të Litmanen në fushën e lojës u zbulua në momentin kur ai u federua nga Tallina Kalev III, skuadër e divizionit të katërt në kampionatin estonez të futbollit. Aty luajnë edhe dy fëmijët e tij, Caro 17 vjeç dhe Bruno 19 vjec. Në fillim ai provoi të luajë me ta në muajin tetor në një ndeshje të të rinjve. Ndërsa 6 muaj më vonë vendosi të regjistrohej për të qenë në një dhomë zhveshje me fëmijët e tij, këtë radhë në formë zyrtare.
Fakti që klubi është në pronësi të Ragnar Klavan, ish lojtar i Liverpool, bëri që kjo lëvizje të kryhej. Lajmi i kthimit të Litmanen i jep skuadrës modeste të Tallina Kalev në një dimension tjetër në nivel mediatik. Jari Litmanen që u rendit i treti në garën për Topin e Artë të 1995, është konsideruar si një legjendë e futbollit. Ai është shpallur kampion Evrope me Ajaxin në 1995, ka fituar 23 trofe zyrtare dhe me përfaqësuesen finlandeze ka zhvilluar 137 ndeshje.
Po kështu ai ka veshur edhe fanelën e Barcelonës, Liverpoolit apo të Fulhamit. Në 2012 deklaroi tërheqjen nga futbolli i luajtur duke nisur një periudhë inaktiviteti prej 14 vitesh…që në fakt tani mori fund. Sepse ajo e Litmanen nuk ishte një lamtumirë, por një mirupafshim. Tani do ta shijojnë lojën e tij në Estoni dhe në shoqërinë e dy djemve të tij.
🇫🇮🇪🇪 || 55 YEAR OLD, Finland legend Jari Litmanen has been registered by Tallinna Kalev III ahead of the new season
Life in the old dog yet 😉🇫🇮 pic.twitter.com/WOSy0xMrfo
— 🇪🇪 Estonian Football Podcast 🇪🇪 (@EstonianFBP) April 2, 2026
Top Channel