Europa League/ Gola dhe dramë në Olimpico, Bolonja eliminon Romën
Nul ka fitues në ndeshjen e parë çerekfinale të Europa League mes Bragës dhe Real Betisit. Në derbin iberik të kompeticionit, ky 90 minutësh u mbyll me barazimin 1-1 me skuadrat që lanë gjithçka të hapur përsa i përket kualifikimit për në gjysmëfinale.
Braga e nisi mjaft mirë ndeshjen teksa që në minutën e 5 mori avantazhin në rezultat me golin e Florian Grillitsch, ndërkohë që Gabri Martínez, Pau Víctor dhe Ricardo Horta ishin shumë aktivë në lojën sulmuese. Në krahun tjetër edhe Real Betis pati shanset e tij për të shënuar ku Marc Bartra goditi tramversën, ndërsa Cucho Hernandez pa t’i mohohej goli nga portieri Horníček që e priti gjuajtjen e tij.
Në pjesën e dytë, Braga u përpoq të shënojë sërish me Florian Grillitsch, por ai që e gjeti golin ishte Real Betis që fitoi një 11 metërsh në minutën e 61. Te Pika e bardhë shkoi Cucho Hernandez që e ekzekutoi saktë penalltinë duke barazuar shifrat në 1-1. Ky ishte goli që i duhej Betisit në këtë derbi iberik të Europa League pasi ndeshjen e kthimit do ta luajë në shtëpinë e tij javën e ardhshme.
Top Channel