Fitorja e Arsenalit 1-0 ndaj Sportingut të Lisbonës në ndeshjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampioneve i jep mundësine Premier League që të sigurojë zyrtarisht skuadrën e pestë pjesëmarrëse në Ligën e Kampioneve sezonin e ardhshëm.

Anglia ka kryesuar vazhdimisht renditjen e UEFA gjatë këtij sezoni duke arritur në kuotën e 25.013 pikëve e shkëputur ndjeshëm nga Spanja që ndodhet në vendin e dytë.

Të 9 klubet angleze në kompeticionet evropiane arritën në 1/8 e finaleve të tyre dhe kanë arritur rezultate të mira edhe  gjatë fazës së Ligës dhe raundeve të playoffit kështu që tani vendi i pestë në kampionatin anglez sezonin e ardhshëm do të marrë pjesë në Champions League. Për momentin në Premier League, Liverpool është ai që mban vendin e pestë me 49 pikë, vetëm 7 pikë larg Bournemouth në vendin e 13, ndërkohë që mes tyre janë edhe 

 Chelsea, Brentford, Everton, Fulham, Brighton, Sunderland dhe Newcastle United. Por jo vetëm kaq, nëse Aston Villa që është në vendin e katërt, do të fitojë Europa League dhe e mbyll kampionatin në vendin e pestë, Anglia mund të dërgojë 6 skuadra në Ligën e Kampioneve, e njëjta gjë vlen edhe për Liverpool në Champions League. Nëse Aston Villa die Liverpool fitojnë trofe evropian dhe renditen në vendin e 5 dhe të 6, atëherë në Ligën e Kampioneve mund të kualifikohet edhe skuadra e vendit të 7.

Renditja UEFA, koeficientet

1. Anglia – 25.013

2. Spanja – 20.281

3. Gjermania – 19.714

4. Portugalia – 18.900

5. Italia – 18.714

Top Channel