PD kundër për parqet teknologjike, Bozdo dhe Zhupa akuzojnë PS për favorizime dhe shkelje kushtetuese

07/04/2026 16:20

Rishikimet në legjislacion nga mazhoranca sollën reagim të njëpasnjëshëm nga Partia Demokratike.

I pari ishte deputeti Eno Bozdo, i cili e konsideroi miratimin e ndryshimeve ligjore për parqet teknologjike si një favorizim për biznese afër qeverisë.

Po ashtu, opozita denoncoi dhe kalimin me procedurë të përshpejtuar nga Partia Socialiste të projektligjit për portet. Deputetja Ina Zhupa e cilëson projektligjin antikushtetues.

Në dy konferenca për shtyp, deputetë demokratë kërkuan respektimin e standardeve evropiane.

Top Channel