Berisha ‘dogji’ Binajn për Tiranën, Alimehmeti lë të hapur mundësinë e kandidimit: Varet nga gara e PD Diskutimi në komisionin e ligjeve për projektligjin për parandalimin e pastrimit të parave dhe financimit të terrorizmit u fokusua në bllokimin prej 72 orësh të llogarive bankare kur konstatohen elementë të mirëfilltë se transaksionet mund të jenë të kundërligjshme.
Përfaqësuesja e Agjencisë së Inteligjencës Financiare sqaroi se urdhri i lëshuar prej tyre për bllokimin e llogarive ka efekt vetëm për 72 orë; pas kësaj periudhe nuk ka më fuqi ligjore. Pas këtyre orëve e ka fjalën prokuroria.
“Një nga mekanizmat më të rëndësishëm që ka institucioni, që të parandalohet pastrimi i parave dhe financimi i terrorizmit. Ky lloj bllokimi bëhet kur ka dyshime dhe fakte bazike që na orientojnë drejt një pastrimi të mundshëm të parave. Ky urdhër bllokimi ka afat 72 orë; pas këtyre orëve fjala është e prokurorit, që të nxjerrë një urdhër. Pas 72 orëve urdhri i agjencisë s’ka më fuqi juridike, duhet urdhri i prokurorit”, tha Entila Zyba nga drejtoria e koordinimit dhe çështjet juridike AIF.
Si anëtarët e majtë, ashtu edhe të djathtë të komisionit u dakordësuan se problematika qëndron tek fakti që në shumë raste llogaritë e qytetarëve nuk janë zhbllokuar pas afatit prej 72 orësh, edhe kur nuk janë ndërmarrë veprime nga prokuroria. Një gjë e tillë ka çuar në bllokimin e llogarive prej vitesh, ndaj dhe kërkuan që për nenin 7 të bëhet një riformulim që ta bëjë të qartë zbatimin e ligjit.
Në momentin që do të votohej projektligji në tërësi, nisën përplasjet mes Ulsi Manjës dhe Oerd Bylykbashit, ky i fundit foli për pastrimin e parave si një nga arsyet që, sipas opozitës, po frenon procesin e integrimit në BE.
Në përfundim, komisioni e votoi projektligjin dhe do të dërgojë sugjerim për riformulimin e nenit që lidhet me bllokimin e llogarive bankare pas afatit prej 72 orësh.
Top Channel