“Shumë dosje të SPAK kërcasin”/ Gazetari Qyno në “Top Story”: Ja pse puna e Prokurorisë së Posaçme ka rënë

06/04/2026 21:33

Në studion e “Top Story” ku u diskutuan dosjet e bujshme që ka SPAK në dorë, gazetari Elton Qyno shprehet se shumë prej hetimeve kanë mangësi.

Sipas tij, mungojnë prova, dëshmitarë, si dhe ka probleme të shumta me aktet e ekspertimit financiar. Gazetari solli rastin e disa dosjeve, si ajo e Veliajt, Metës, apo tenderi Kardhiq-Delvinë, teksa tha se puna e SPAK ka rënë pasi një pjesë e madhe e gjyqeve shtyhen.

“Klodian Braho ka 3 muaj në krye të SPAK. Duhet ndalur më tepër se si do të funksionojnë këto dosje dhe si do të jetë rezultati në gjykatë. Pjesa më e madhe ka shkuar në fazën e gjykimit dhe fillon përballja e palëve. Deri në këtë fazë kanë qenë vetëm çfarë ka thënë Prokuroria, por në gjykatë është edhe pala tjetër.

Shikon një realitet tjetër, shumë dosje të SPAK kërcasin në shumë drejtime. Në prova, dëshmitarë, aktet e ekspertimit financiar. Nëse akti nuk merret për bazë as nga gjykata, urdhëron tre ekspertë të tjerë për të mbajtur çështjen në diskutim akoma. Që tek dosja e zotit Meta që është kontestuar çështja e aktit financiar.

Vetë prokuroria ka caktuar në një rast ekspert të dënuar në një rast dhe shkoi në dënime qesharake. Ka edhe shumë çështje të tjera që kontestohen. SPAK të çon në gjyq dhe të jep shumë pak material, kur vjen vetë në gjyq i paraqet gjykatës rreth 100 fashikuj, palët duhet të njihen të gjithë me materialet hetimore, prandaj zgjasin këto. Erion Veliaj për këtë po zgjat se nuk ka marrë dosjen dhe s’ka kohë të lexojë 60 mijë faqe brenda një jave. Duket sikur puna e SPAK ka rënë se një pjesë e madhe e gjyqeve shtyhen” – u shpreh Elton Qyno.

Top Channel