Portierit të Bosnjes nuk i del e keqja: Donnarumma antisportiv, por karma…
Ashtu siç ndodh në përfundim të çdo raundi në Kategorinë Superiore edhe në përfundim të javës së 30 janë përcaktuar formacioni dhe trajneri më i mirë në kampionatin shqiptar, një përzgjedhje që bëhet nga trajnerët e ekipeve kombëtare të moshave
Për këtë javë, formacioni më i mirë është përpiluar në bazë të skemës 4-4-2 teksa në portë është përzgjedhur Romeo Harizaj i Vorës që fitoi ndaj Teutës në pasditen e së dielës.
Në repartin e mbrojtjes janë përfshirë: Faton Neziri (Dinamo), Eljon Sota (Egnatia), Elmando Gjini (Vllaznia), dhe Luciano Vera (Tirana). Mesfusha përbëhet nga Kevin Dodaj (Vllaznia), Irgi Kasalla (Vora), Sherif Kallaku (Vllaznia), dhe Dejvi Bregu (Dinamo City)
Ndërsa në sulm janë Erald Maksuti i Flamurtarit dhe Daniel Adjesa i Egnatias, të dy rezultuan vendimtarë për skuadrat e tyre në ndeshjet respektive ndaj Tiranës dhe Bylisit. Përsa i përket trajnerit më të mirë, u zgjodh Ilir Daja i Dinamos që mundi Elbasanin 4-1 duke u kthyer te suksesi pas 3 ndeshjesh.

Top Channel