Vijojnë sulmet izraelite në Gaza, humbin jetën 10 persona, plagosen dhjetëra të tjerë
Kievi i ka dërguar Moskës, nëpërmjet ndërmjetësve amerikanë, një propozim për të ndaluar sulmet ndaj infrastrukturës energjetike në Ukrainë dhe Rusi, tha sot Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky.
“Nëse Rusia është gati të ndalojë sulmet ndaj sektorit tonë të energjisë, ne do të jemi gati të bëjmë të njëjtën gjë. Dhe ky propozim nga ne, i cili u dërgua nga amerikanët, i është komunikuar palës ruse”, tha Zelensky në një video të publikuar sonte.
Ai tha gjithashtu se Kievi po vazhdon kontaktet me negociatorët amerikanë mbi çështjen e garancive të sigurisë, të cilat i sheh si “çelës” për arritjen e paqes së qëndrueshme.
Javën e kaluar, Zelensky kishte mbështetur një armëpushim për Pashkët. Por pas një breshërie sulmesh ruse, ai tha se Moska zgjodhi të përgjigjej me një breshëri Shahed nga Irani.
“Ne u kemi propozuar vazhdimisht rusëve një armëpushim të paktën për Pashkët, një kohë e veçantë e vitit. Por për ta, të gjitha stinët janë të njëjta. Ata nuk kanë as një të shenjtë as një shenjtor”, tha Zelensky.
Top Channel