Bëmë baba të të ngjaj, djali i Claudio Marchisio në skuadrën e parë të Juventusit, u shpërblye nga Spalletti

06/04/2026 20:46

uventusi është një çështje familjare për Claudio Marchisio. Djali i ish futbollistit bardhezi, Davide, edhe ai mesfushor, aktualisht është në radhët e Juventus U19 dhe ditën e dielë për herë të parë, sic u dokumentua nga vetë lojtari në rrjetet sociale, u stërvit me skuadrën e parë të Luciano Spallettit.

Ishte ky një shpërblim që tekniku  deshi t’ia rezervojë futbollistit 17 vjeçar për sezonin e shkëlqyer që po zhvillon deri në këtë moment me 2 gola dhe 3 asiste në kategorinë e tij, një vlerësim nga ana e trajnerit toskan për një futbollist të ri të perspektivës që mund të bëhet shpejt pjesë e projektit Next Gen.

Përsa i përket një kontrate si profesionost, Juventus do të duhet të hyjë në tratativa me një agjent special futbolli, pikërisht babain e adoleshentit, Claudio.

Top Channel