“Në rolin e Kryeministrit, e arritshme të mos zgjedhësh të keqen, me qëllim”, rrëfimi ekskluziv i Ramës për librin e ri “Në Sofrën e Hënës”, sonte në Top Channel ora 20:15 Në Gjirokastër, shkrimtari i mirënjohur gjermano-austriak, Daniel Kehlmann, zhvilloi takime letrare me lexues, miq të librit dhe letërsisë.
Përgjatë bashkëbisedimeve me lexuesit, shkrimtari u shpreh se me Gjirokastrën është prezantuar nga librat e Kadaresë, ndërsa tha se qyteti i gurtë do të jetë subjekt në krijimtarinë letrare të tij.
Përgjatë takimeve me lexuesit nën shoqërinë e përkthyeses Anna Kove ai prezantoi romanin e tij me të ri “Lojë dritash”. Kjo vepër letrare kthen vëmendjen e lexuesit për jetën nën diktatura.
“Ky qytet është shumë i bukur. Është i mrekullueshëm, si qytet përrallash, si qytet nga librat. Jam shumë i lumtur që librin tim po e prezantoj në shqip. Është një histori e vërtetë e një regjisori që në kohën e nazizmit do udhëtonte në Hollywood, u arratis atje dhe për arsye familjare u kthye sërish dhe bëri filma për nazistët. Kjo është një histori për lirinë dhe për mungesën e lirisë , për artin, diktaturën dhe unë shpresoj shumë që dhe lexuesi shqiptar me historinë e tij të gjej veten”, tha ai.
Kehlmann është autor i dhjetëra veprave ndërsa romani i tij më i njohur “Matja e botës”, i përkthyer në mbi njëzet gjuhë të botës është libri më i shitur në gjuhën gjermane.
Ai është fitues i disa çmimeve prestigjozë ndërkombëtare për letërsinë. Krahas Gjirokastrës, shkrimtari Daniel Kehlman është duke zhvilluar një tur bashkëbisedimesh me lexuesit në disa qytete të vendit.
Top Channel