Shtyrja e Panairit të 29-të të librit, reagon botuesi Frano Kulli: S’besoj se ka shëmbëlltyrë të ngjashme kund tjetër, që Krishtlindjet të kthehen në ditë pune Pas 35 vitesh pritje, 30 objekte të kultit të krishterë në Mirditë janë pajisur me certifikata pronësie.
Lejet e legalizimit iu dorëzuan Ipeshkvit të Rrëshenit, Gjergj Meta, në prag të festës së Pashkëve, nga drejtori i Agjencia Shtetërore e Kadastrës në Lezhë, Altin Gjergji.
Sipas këtij të fundit, përveçse një detyrim ligjor, ky është edhe një akt vlerësimi për të gjithë ata që kanë kontribuar ndër vite në ruajtjen e trashëgimisë kulturore dhe shpirtërore.
Ipeshkvi i Rrëshenit, Gjergj Meta, falënderoi për përmbylljen e procesit, ndërsa kërkoi vijimin e punës për rikthimin e pronave të klerit katolik të konfiskuara gjatë komunizmit.
Falë punës së dy viteve të fundit nga Agjencia Shtetërore e Kadastrës në Lezhë, janë pajisur me certifikata pronësie rreth 90% e objekteve të klerit katolik në qark, ndërsa procesi pritet të përmbyllet plotësisht brenda këtij viti.
Top Channel