Ëndrra e çdo piloti të ri që shtrëngon në duar timonin e një makine go-kart është që një ditë të jetë pjesë e Botërorit të Formula 1. Por për të përshkuar rrugën që të çon drejt këtij kampionati nuk mjafton vetëm talenti, por duhet dhe një sasi e madhe kapitali.

Bëhet fjalë për një karrierë ku zgjedhja natyrale nuk bëhet vetëm duke u bazuar te kronometri, por edhe te aftësia për të përballuar kostot që rriten në mënyrë eksponenciale vit pas viti.

Karting dhe formulat e para

Rrugëtimo nis vetëm rreth moshës 6-7 vjeç. Një fëmijë që synon profesionalizmin duhet të përballojë kampionatet kombëtare dhe ndërkombëtare në Karting që mes pajisjeve, udhëtimeve, mekanikëve dhe seteve të gomave mund të kushtojnë nga 50 mijë në 100 mijë euro në vit. Dalëngadalë me rritjen e kategorive, drejt 13-14 vjeç, shifra dyfishohet lehtësisht. Kalimi në njëvendëshe ndodh në Formula 4, ku një sezon me një skuderi të rëndësishme kërkon një buxhet prej rreth 350 mijë deri në 500 mijë euro. Në këtë fazë, familja e pilotit duhet që shpesh të zgjedhë nëse do të kërkojë sponsor apo të përdorë kursimet e saj, pasi shpërblimet në para janë praktikisht inekzistente.

Formula 3 dhe Formula 2

Hapësirat ngushtohen në mënyrë drastike në kategoritë përgatitore që shoqerojnë Çmimet e Mëdha të Formula 1. Një sezon në Formula 3 sot për sot kushton nga 700 mijë euro në 1 milion euror, ndërsa kalimi në Formula 2, shkalla e fundit përpara Olimpit, kërkon një investim  nga 1.5 në 2.5 milionë euro në vit. Në total, për të çuar një pilot të ri nga garat e para kart në Formula 1, kostoja totale shpesh është rreth 8-10 milionë euro. Vetëm ata pak pilotë që ia dalin të hyjnë në Akademitë e konstruktorëve të mëdhenj si Ferrari, Red Bull apo Mercedes  mund të shpresojhnë në një mbështetje financiare.

Top Channel