“Në rolin e Kryeministrit, e arritshme të mos zgjedhësh të keqen, me qëllim”, rrëfimi ekskluziv i Ramës për librin e ri “Në Sofrën e Hënës”, sonte në Top Channel ora 20:15 Bora Minga, autorja e vëllimit poetik “Ne të dy dhe dashuria”, ishte në një moshë fare të re kur vendosi që mendimet e saj t’i kthente në vargje poezish.
Një sfidë sa personale për të, aq dhe intriguese për brezin e të rinjve të sotëm që vështirë se tërhiqen nga librat dhe poezitë si dikur.
“Të shkruaj poezi në fakt e kam nisur në një moshë shumë të hershme, nga mosha kur nisi adoleshenca.
Në atë periudhë kur nisa të shkruaja, nuk isha e lirshme për të folur edhe gjeta poezinë si një mjet shumë të mirë për të shpjeguar të gjitha gjërat që unë ndjeja dhe nuk i thoja dot”, u shpreh Bora.
Si një nga gjinitë më të vjetra letrare, poezia është zëri i brendshëm që pasqyron shpirtin njerëzor dhe fuqinë e mendimit, përmes peshës artistike të fjalës.
Poezitë e Borës i kushtohen sublimes, të zjarrtës, të ftohtës, të ndrojturës, të bukurës, të nevojshmes, dashurisë.
“Mendoj që pjesa më e rëndësishme e jetës është dashuria. Ne lindim nga dashuria, dashurojmë dhe vdesim duke dashuruar. Dashurojmë çdo gjë, jetën, familjen, njeriun, pasionet, dëshirat”, u shpreh Bora.
Identiteti artistik në vargjet e Bora Mingës tregon se poezia mbetet një frymëzim unik dhe i pazëvendësueshëm në çdo kohë.
Top Channel