“Operacioni më i guximshëm në historinë ushtarake të SHBA”/ Hap pas hapi, si ndodhi shpëtimi i pilotit amerikan në Iran, Trump: Mrekulli e Pashkëve
Saga e refleksioneve vijon, “Në Sofrën e Hënës” është libri më i ri i kryeministrit Edi Rama, një libër me refleksionet e iftareve të shtruar në funksionin e kryeministrit.
Sot për Monika Stafën në “Exclusive” në Top Channel ai tregon se botimi i këtij libri erdhi ndër të tjera edhe për shkak të dashurisë që ka ai për gjuhën e bukur shqipe.
Pak kohë më parë Kryeministri Edi Rama iu prezantua publikut shqiptar me pasionin e tij të kahershëm, me botimin e një libri.
“Në Sofrën e Hënës”, është një përmbledhje e reflektimeve të tij gjatë mbrëmjeve tradicionale të iftarit të organizuara ndër vite.
Vepra sjell në vëmendje dimensionin kulturor, social dhe shpirtëror ku në qendër është raporti i Njeriut me Besimin.
Për librat, për dashurinë e të patëdytë për gjuhën shqipe, për shqiptarët e mirë si dhe për traditën e bashkëjetesës fetare, jo vetëm si një doktrinë politike, Edi Rama rrëfen për Exclusive, mbi ato gjeste të padukshme mirësie që lidhin mes tyre njeriun.
Në intervistën e tij, e cila transmetohet sot në orën 20:15 në Top Channel, kreu i qeverisë flet gjithashtu për bashkëjetesën fetare, Parkun e Besimit apo edhe kohën që kalon me librat.
Monika Stafa: Në fjalimet tuaja ju predikoni shpesh ndjekjen e së mirës dhe të së drejtës. Në rolin e Kryeministrit, sa gjithmonë është i arritshëm ky qëllim?
Edi Rama: Në rolin e Kryeministrit është gjithmonë e arritshme që ti të mos zgjedhësh të keqen apo të padrejtën me qëllim. Është gjithmonë e arritshme. Ama nuk të detyron të jesh qëllimisht i keq apo qëllimisht i padrejtë…
Top Channel