Lautaro Martinez rikthehet dhe gjen menjëherë golin, shënuesi i tretë më i mirë në historinë e Interit

05/04/2026 21:47

Lautaro Martinez më në fund pas disa javësh mungesë, u kthye në fushat e lojës dhe rikthimi ishte në mënyrën më të mirë të mundshme duke shënuara dy gola në ndeshjen me Romën

Kapiteni i Interit ishte titullar në ndeshjen me Romën dhe pa kaluar 2 minuta lojë arriti të gjejë rrugën e rrjetës duke i dhënë avantazhin Interit 1-0. Më pas argjentinasi shënoi edhe në fillimin e pjesës së dytë golin që në atë moment e çoi rezultatin në 3-1

Për Lautaron këto gol andaj verdhekuqve janë  me shumë peshë sepse e bëjnë argjentinasin golashënuesin e tretë më të mirë në të gjithë historinë e klubit zikaltër. Me ata të shënuar në sfidën ndaj Romës, Lautaro Martinez shkon në kuotën e 173 golave duke lënë pas Roberto Boninsegna me 171.

Përpara tij janë vetëm Giuseppe Meazza me 284 gola të shënuar dhe Alessandro Altobelli me 209 gola të shënuara.

Top Channel