Inter, Marotta për Bastonin: E turpshme që po sulmohet kështu, kaq padrejtësisht
Këtë muaj, Kombëtarja shqiptare e vajzave do të zbresë sërish në fushën e lojës për të zhvilluar dy ndeshjet e radhës së kualifikueseve të Botërorit 2027 që do të zhvillohet në Brazil dhe të dyja këto ndeshje do të jenë ndaj Uellsit në 14 dhe 18 prill.
Trajneri Armir Grima publikoi listën e 23 futbollisteve të grumbulluara për këto dy ndeshje ku bie në sy rikthimi i Leonora Dedgjonajt, Suzane Vuksanit, Melissa Tom dhe Mimoza Hamidit, ndërsa një mungesë e rëndësishme për skuadrën kuqezi është mesfushorja Qëndresa Krasniqi, e cila do të qëndrojë jashtë fushave të lojës për shkak dëmtimi.
Skuadra do të nisë grumbullimin më 7 prill në Tiranë, ndërsa më 11 prill do të udhëtojë drejt Uellsit. Ndeshja e parë do të zhvillohet më 14 prill në stadiumin “Stok Cae Ras” në Wrexham, ndërsa sfida e dytë do të luhet në 18 prill në Elbasan Arena në orën 18:00
Lista e plotë e lojtareve të grumbulluara:
Portiere: Antigoni Hyska, Rajmonda Spahiu, Klesjana Spaho
Mbrojtëse: Rexhina Maxhalaku, Arbenita Curraj, Alma Hilaj, Armera Tukaj, Arbiona Bajraktari, Klea Hamonikaj, Aglia Iliadhi, Suzane Vuksani, Leonora Dedgjonaj, Mélissa Tom
Mesfushore: Ezmiralda Franja, Megi Doçi, Ilarja Zarka, Marinela Mema, Mikaela Metalla, Mesuare Begallo, Mimoza Hamidi, Xhesika Ndoj
Sulmuese: Fortesa Berisha, Valentina Troka

Top Channel