Kombëtarja e vajzave, 2 ndeshje me Uellsin, Grima shpall listën e 23 futbollisteve
Besa ndëpret serinë e 3 humbjeve radhazi në Kategorinë e Parë duke marrë një fitore mes drithërimash në Gjirokastër ndaj Luftëtarit me rezultatin 3-2 një fitore që i jep mundësinë skuadrës kavajase të kthehet në zonën e playoffit.
Ndeshja u duk se nuk do të kishte shumë histori teksa pjesa e parë u mbyll me avantazhin e dyfishtë të Besës për të cilën fillimisht shënoi Chinëendu në minutën e 24, ndërkohë që në të 40 ishte Kapo që ndëshkoi sërish gjirokastritët duke e çuar rezultatin në 2-0.
Por pas pushimit të ndeshjes, Luftëtari reagoi dhe në minutën e 55 Nyanguila shkurtoi diferencën në 2-1 për skuadrën gjirokastrite, ndërsa në të 74, Çereni barazoi gjithçka në 2-2. Gjërat u duk se u komplikuan për Besën që mbeti me 10 futbollistë pas ndëshktimit me karton të kuq të Spahiut. Megjithatë kjo nuk e pengoi skuadrën kavajase të kërkojë golin e tretë që e gjeti vetëm në minutën e 90 me Chinëendu që plotësoi dygolëshin e tij me këtë të fundit që festoi në mënyrë të tillë sa u ndëshkua me karton të kuq duke e lënë Besën me 9 futbollistë. Gjithsesi shifrat mbetën 3-2 për verdhezinjtë që në këtë mënyrëë morën 3 pikë shumë të çmuara klasifikimin duke shkuar në 34 pikë, ndërsa Luftëtari sheh t’i afrohen gjithnjë e më shumë hijet e Kategorisë së Dytë teksa mbetet në vendin e fundit me 22 pikë.
Top Channel