Me Inzaghin nuk luante kurrë; tani Muriqi shënon më shume se Yamal dhe …i hoqi titullin Realit të Madridit
‘Unë në vend të Gattusos? Jam i nderuar, por në Arabi po jetoj jo mirë, por më shumë se mirë dhe kam edhe një vit në kontratën me Al Hilal-kështu është shprehur Simone Inzaghi në lidhje me kandidaturën e tij për t’u bërë trajneri i Italisë.
Me fjalë të tjera, ish trajneri i Interit që këtë të dielë feston 50 vjetorin e tij të lindjes, nuk ka asnjë nostalgji dhe është i kënaqur që zgjodhi të largohet nga Italia për një botë krejt ndryshe edhe në aspektin futbollistik.
‘Në Arabinë Saudite gjeta një situatë fantastike në shumë këndvështrime-tregon Simone Inzaghi-stili i jetës, infrastrukturat sportive dhe jo sportive, qetësia që të shoqëron edhe në një punë që mund të jetë stresuese si e imja’
Dhe kjo shpjegon motivet e lamtumirës së tij.
‘Të fitosh shumë është kënaqësi, por janë gjëra të tjera që mora në konsideratë për të shkuar në Arabi, për fat të mirë nuk kisha nevojë për para-shtoi Inzaghi-vitet te Interi ishin shumë të kënaqshme në aspektin profesional, por edhe shumë stresuese. Ndjeva nevojën të rijetoja futbollin në nivel të lartë, por duke u stakuar nga një ngarkesë presioni që ishte bërë shumë e rëndë. Në Arabi gjërat janë shumë ndryshe’.
Më pas Simone Inzaghi shtoi: ‘Më vjen keq që Italia nuk do të jetë në Botëror për të tretën herë radhazi, jam italian 100%, vëllai im edhe e ka fituar një të tillë-tha Inzaghi-Jam i sigurt se futbolli italian do të rimarrë veten shpejt’.
Top Channel