Inter, pa shiko pak çfarë bën Diaby! Francezit ‘i erren sytë’ dhe godet kundërshtarin në pjesët intime
Inter Miami i David Beckham përuroi shtëpinë e tij të re ‘Nu Stadium’ dhe këtë e bëri me ndeshjen e radhës së Major League Soccer me Austin FC të Myrto Uzunit.
Protagonist në këtë ndeshje u bë menjëherë Lionel Messi, emrin e të cilit e mban një prej tribunave të stadiumit.
Pas prerjes së shiritit të përurimit, spektaklit piroteknik dhe himnit kombëtar të ekzekutuar nga Marc Anthony, golin e parë për skuadrën e drejtuar nga Javier Mascherano në impiantin e ri e shënoi pikërisht Lionel Messi. Argjentinasi, në minutën e 10 të ndeshjes me një gjuajtje me kokë, shënoi golin e barazimit të përkohshën 1-1, pas avantazhit të marrë nga skuadra teksane.
Në çastet e fundit të ndeshjes shënoi edhe Luis Suarez që barazoi shifrat në 2-2 pasi Austin e kishte marrë sërish avantazhin dhe me këtë rezultat u mbyll e gjithë ndeshja.
Shiko këtu golin e Messit
Top Channel