Torino mposhti Pisan, Ardian Ismajli u shpall lojtari më i mirë: I lumtur për çmimin, por 3 pikët ishin më të rëndësishme
Alessandro Bastoni duket se ende nuk po gjen qetësi. Sikur të mos mjaftonte episodi me Kalulun në Inter-Juventus, por tani atij i duhet të përballet edhe me sulmet për kartonin e kuq të marrë në ndeshjen me Bosnjen ku Italia mbeti sërish jashtë Botërorit.
Presidenti i Interit, Beppe Marotta përpara ndeshjes me Romën teksa foli për situatën e zikaltërve në luftën për titull, foli edhe për situatën e mbrojtësit italian.
‘I konsideroj si diçka të turpshme këto sulme masive mbi Bastonin sikur ai të ishte fajtor kushedi se për çfarë-tha Marotta-eliminimi i Italisë e ka origjinën larg. Bastoni nuk e meriton këtë lloj trajtimin. Në jetë bëhen gabime, ndërsa në Itali janë të gjithë psikologë dhe ekspertë futbolli, pa marrë në konsideratë se me çfarë njeriu kanë të bëjnë. Ai gaboi, është njerëzore dhe normale që një djalë i ri të gabojë. Lexoj që Bastoni duhet të braktisë Italinë: Bastoni është pasuri e Interit dhe Italisë. Nuk janë këto ekstreme dhe këto kushte, por ashtu si gjithçka, këto situata do të përballohen më vonë’.
Marotta më pas bëri analizën e tij në vija të përgjithshme për dështimin e kombëtares italiane për të tretën herë për t’u kualifikuar në Botëror
‘Të gjithë flasin për futbollin dhe të gjithë e kujtojnë veten se janë ekspertë-tha Marotta-futbolli është një fenomen social, nga njëra anë është politika, në anën tjetër ekspertët e futbollit. Nuk jemi më kompetitivë, pavarësisht Evropianit të fituar. Do të duhej një debat shumë i gjatë, por problemi i vërtetë është mungesa e talenteve. Një pyetje: si është e mundur që Friuli, që ka prodhuar Zoff, Capello, Collovati, sot nuk prodhon më futbollistë? Është e nevojshme që të kuptohet se çfarë ka pas. Si është e mundur që është kjo mungese nga të rinjtë? Duhet një përballje, por më pas të ndiqet një rrugë e vetme nga të gjithë’.
Top Channel