16-vjeçarja në Koplik largohet nga banesa, policia nis kërkimet për adoleshenten

04/04/2026 11:35

Një 56-vjeçar në Koplik ka kallëzuar në polici se vajza e tij 16-vjeçare është larguar nga banesa.

Në njoftimin e policisë së Shkodrës autoritetet po punojnë intensivisht për gjetjen e saj dhe sigurimin e kthimit në shtëpi.

Rasti është në hetim dhe organet e rendit kanë nisur masat për të lokalizuar adoleshenten.

Top Channel