Frikë për James Rodriguez; përfundon në spital pas miqësores me Francën
Gennaro Gattuso largohet zyrtarisht nga pankina Kombëtares Italiane. Federata Italiane e Futbollit konfirmoi gjithçka përmes një komunikatë për shtyp këtë të premte.
Pas disfatës së Italisë ndaj Bosnjes që vulosi eliminimin e Italisë në playoffin e Botërorit të kësaj vere, trajneri 48 vjeçar vendosi të zgjidhë kontratën me Federatën Italiane të Futbollit.
Dyshimet për qëndrimin në stol të Gattusos u ngritën menjëherë pas përfundimit të ndeshjes në Zenica dhe tani u mor vendimi që erdhi në të njëjtën kohë me tërmetin që tronditi FIGC me dorëheqjet e presidentit Gravina dhe shefit të delegacionit të Të Kaltërve, Gianiluigi Buffon.
Në këtë mënyrë hapet zyrtarisht gara për pasuesin e Gattusos dhe në këtë moment kandidatët janë Roberto Mancini, Max Allegri, Simone Inzaghi e Antonio Conte. Emri i trajnerit të ri do të mësohet pas 22 qershorit kur do të zhvillohet Asambleja Zgjedhore e Federatës Italiane, ndërkaq trajner i komanduar i Italisë mund të jetë Baldini, trajneri aktual i skuadrës U21 të Italisë.
‘Me dhimbje në zemër, duke parë që nuk e arritëm objektivin e vendosur, e konsideroj të mbyllur eksperiencën time në pankinën e Kombëtares-deklaroi Gattuso-fanela E Kaltër është e mira më e çmuar që ekziston në futboll, për këtë arsye është e drejtë që të lehtësoj menjëherë punën për vlerësimet e ardhshme teknike. Dëshiroj të falenderoj presidentin Gravina dhe Gianluigi Buffon dhe të gjithë bashkëpunëtorët e Federatës për besimin dhe mbështetjen që më gjithnjë më garantuan. Ishte një nder të drejtoja Kombëtaren dhe ta bëja këtë me një grup djemsh që treguan impenjim dhe lidhje të ngushtë me fanelën. Por falenderimi më i madh shkon për tifozët, për të gjithë italianët që këto muaj nuk kanë rreshtur të shfaqur mbështetjen dhe dashurinë për Kombëtaren’
Edhe Gabriele Gravina e përshëndeto Gattuson duke e falenderuar për punën e tij
‘Dua të falenderoj edhe njëherë Gattuson-tha Gravina-sepse, përveçse është një person special, si trajner ka dhënë një kontribut të çmuar duke ia dalë që në pak muaj të rikthejë entuziazmin rreth Kombëtares. Iu transmetoi futbollistëve dhe të gjithë vendit një krenari të madhe për fanelën e kaltër’.
Top Channel