Humbën jetën si pasojë e helmimit, Italia hap hetim për vrasje të dyfishtë për vdekjen e nënës dhe vajzës së saj adoleshente
Shtëpia e Bardhë ka kërkuar 152 milionë dollarë për të rihapur ish-burgun e Alcatrazit, duke iu përgjigjur një kërkese të bërë një vit më parë nga presidenti amerikan Donald Trump për ta rikthyer ishullin në një strukturë edukuese.
Kërkesa është pjesë e projektbuxhetit për vitin fiskal 2027 dhe synon financimin e fazës së parë të rindërtimit, përmes Byrosë Federale të Burgjeve. Sipas planit, Alcatraz pritet të shndërrohet në një burg të sigurisë maksimale për të strehuar kriminelët më të rrezikshëm.
Aktualisht, ishulli i vogël në Gjirin e San Francisco është një destinacion i njohur turistik dhe menaxhohet nga Shërbimi i Parqeve Kombëtare. Alcatraz u mbyll zyrtarisht në vitin 1969, kryesisht për shkak të kostove të larta të funksionimit, që sipas autoriteteve ishin pothuajse trefishi i çdo burgu tjetër federal.
I hapur fillimisht në vitin 1934, Alcatraz konsiderohej si burgu më i sigurt në SHBA për shkak të vendndodhjes së tij në ishull, ujërave të ftohta dhe rrymave të forta. Zyrtarisht nuk është regjistruar asnjë arratisje e suksesshme, megjithëse pesë të burgosur janë shpallur të zhdukur dhe të supozuar të mbytur.
Në të kaluarën, ai ka strehuar figura të njohura të botës së krimit si Al Capone dhe James ‘Whitey’ Bulger.
Megjithatë, kërkesa për fondet mbetet një propozim që duhet të shqyrtohet dhe miratohet nga Kongresi amerikan.
Top Channel