Trafik droge dhe tribunat e San Siro, Luca Lucci, ish kreu i grupimit ultras të Milanit dënohet me 18 vjet e 8 muaj burg

03/04/2026 13:57

Luca Lucci, ish kreu i grupimit ultras Sektori Jugor i Milanit është dënuar me 18 vjet dhe 8 muaj burg si kryetar i një grupi të strukturuar kriminal për trafik ndërkombëtare droge që në periudhën qershor 2020-mars 2021 qarkulloi 3 tonë hashish, 255 kg marijuanë dhe 53 kg kokainë.

Ky është vendimi i marrë këtë të premte nga gjykatësja Giulia Masci që 23 të pandehurve të tjerë, që ishin me gjykim të shkurtuar, iu dha dënim deri në 3 vjet burg. Lucci ishte ai që kishte dënimin më të rëndë, i ndjekur nga ai me 13 vjet e 6 muaj burg i një tjetri anëtari të këtij grupi kriminal.

Luca Lucci u arrestua në fund të shtatorit të 2024 me shefa të tjerë ultras në kuadër të superhetimeve të kryera nga autoritetet policore milaneze mbi grupimet ultras të San Siro, për çëshrtjen e përfshirjes së tifozerive në aktiviteteve kriminale ku përfshihet edhe një tentativë vrasjeje dhe ishte dënuar me 10 vjet. Po kështu, në dhjetor të 2024 në drejtim të tij u dha edhe një urdhër tjetër izolimi në burg së bashku me 7 persona të tjera për trafikun e drogës për të cilin këtë të premte mori edhe dënimin. Gjykatësja në këtë pikë pranoi kërkesën e prokurorëve të çështjes në Milano, Leonardo Lesti dhe Rosario Ferracane

Top Channel