“I ke të gjitha të këqijat”/ Miri debaton ashpër me Selin, banorja: Nuk jeni mësuar të respektoni femrat Në ditët e para që Mateo Borri hyri në shtëpinë më të famshme në Shqipëri, “Big Brother VIP 5”, tregoi disa detaje nga njohja e tij më Brikena Selmanin.
Banori tregoi se njiheshin prej 4 vitesh dhe në atë kohë kanë shkruar dhe janë takuar me njëri-tjetrin. Kur u pyet për arsyen e ndarjes, ai tha thjesht për arsye madhore, por më vonë tregoi se ka qenë daja i Brikenës që ka ndërhyrë.
Ditën e sotme në shtëpinë e “Big Brother VIP 5” ka shkuar një parashutë surprizë për banoren, e cila është emocionuar shumë. Në parashutën në fjalë shfaqej një foto e Brikenës kur ka qenë e vogël së bashku me gjyshen e saj. Kjo surprizë ka ardhur nga daja i Brikenës, i cili i jep një mesazh mjaft të bukur dhe emocionues:
“Brikena e ke dajën pas teje gjithmonë. Do e pimë kafen bashkë me Mateon me festuar pas fitores. Daja të do shumë”.
Mateo dhe Brikena janë gëzuar shumë nga kjo surprizë.
Top Channel