Rafael Leao rikthehet në fushë dhe vendoset ne dispozicion të Massimiliano Allegrit për sfidën e së hënës që Milani do të luajë ndaj Napolit. Sulmuesi portugez është kthyer të stërvitet bashkë me pjesën tjetër të skuadrës, por gjithsesi nuk është ende në 100% të formës së tiij fizike.

Kështu që do të jetë e vështirë që ai të luajë si titullar dhe ka më shumë mundësi që ai të aktivizohet gjatë ndeshjes. Stafi kuqezi po punon me shumë kujdes dhe nuk dëshiron të rrezikojë asgjë. Pas ditësh të tëra kur dukej e pamundur që Leao të ishte në skuadër për sfidën në Maradona Stadium, pas stërvitjes së kësaj të premteje, optimizmi për portugezin në kampin kuqezi është shumë i lartë.

Orët në vazhdim do të kryhen testet vendimtare për të marrë një përgjigje përfundimtare, nëse Leao do të mund të shtrëngojë dhëmbët pas një pauze kur ai udhëtoi edhe jashtë Italisë për t’u kuruar e për të tentuar që të rikuperohet sa më shpejt të jetë e mundur. Ndërkaq, Allegri rigjen edhe futbollistët e tjerë të kthyer nga kombëtaret;  Athekame e Bartesaghi që u shfaqën në Milanello të enjten, ndërsa këtë të premte erdhën edhe Modric, Pulisic e Saelemaekers. 

Top Channel