Kryetari i Bashkisë Tiranë, Erion Veliaj me pranga në duar ka mbërritur në Gjykatën Administrative.
Ai ka qenë një furgon policie, të cilin e ka marrë nga paraburgimi i Durrësit drejt kryeqytetit.
Veliaj do të përballet sot me prokurorin Ols Dado dhe gjykatësin e çështjes. Gjykata Administrative do të shqyrtojë ditën e sotme kërkesën e bërë nga kryebashkiaku Veliaj për shpalljen të pavlefshëm të emërimit prokuror të Olsi Dados.
Sipas kërkesëpadisë të bërë nga mbrojtja e Veliajt, emërimi i prokurorit është kryer në kundërshtim flagrant me ligjin, pasi në momentin e dekretimit ai nuk plotësonte kriteret ligjore të detyrueshme për ushtrimin e funksionit të prokurorit sepse nuk kishte kryer shkollën e Magjistraturës.
Top Channel