Juventus, ëndrra Lewandowski mund të realizohet, por me një kusht…
Komisioni i Disiplinës zbut vendimet për skuadrën e Egnatias teksa ka falur dy prej anëtarëve të stafit teknik të saj.
Kështu asistentit të Edlir Tetova, Julian Brahja dhe trajnerit të portierëve, Taulant Guma iu është pezulluar dënimi me nga 5 ndeshje pezullim, po kështu, FSHF ka pranuar edhe kërkesën e kapitenit të Teutës për pezullimin e pjesës së mbetur të dënimit të tij.
Vendimi nr. 36 i Komisionit të Disiplinës dhe Etikës së FSHF
KF Bulqiza, për aktivizimin e një lojtari që nuk kishte të drejtë të luante në ndeshjen e vlefshme të Kampionatit Kombëtar të Kategorisë së Tretë kundër KF Tirana B, në bazë të neneve 19/2 dhe 19/4/a të KDE, humbet ndeshjen në tavolinë me rezultatin 3-0.
Zyrtari i KS Korabi U-17, Erblin Laci, për sjellje josportive ndaj zyrtarëve të ndeshjes, në bazë të nenit 14/1/j të KDE dënohet me 5 (pesë) ndeshje pezullim nga aktiviteti.
Kamza 07, U-14, për braktisjen e ndeshjes së vlefshme të Kategorisë së Dytë, Zona Rajonale Tiranë, kundër Dinamo U-14, në bazë të nenit 16/1 të KDE, dënohet me gjobë në masën 100.000 (njëqind mijë) lekë dhe humbet ndeshjen në tavolinë me rezultatin 3-0. Sipas nenit 76/1/e të KDE, gjoba të aplikohet në masën 3%.
AF F.Shehu, U-13, për braktisjen e ndeshjes së vlefshme të Kategorisë së Dytë, Zona Rajonale Gjirokastër, kundër AF Argjiro U-13, në bazë të nenit 16/1 të KDE, dënohet me gjobë në masën 100.000 (njëqind mijë) lekë dhe humbet ndeshjen në tavolinë me rezultatin 3-0. Sipas nenit 76/1/e të KDE, gjoba të aplikohet në masën 3%.
AF Argjiro U-11, për braktisjen e ndeshjes së vlefshme të Kategorisë së Dytë, Zona Rajonale Gjirokastër, kundër KF Përmeti U-11, në bazë të nenit 16/1 të KDE, dënohet me gjobë në masën 100.000 (njëqind mijë) lekë dhe humbet ndeshjen në tavolinë me rezultatin 3-0. Sipas nenit 76/1/e të KDE, gjoba të aplikohet në masën 3%.
AF Dea U-11, për braktisjen e ndeshjes së vlefshme të Kategorisë së Dytë, Zona Rajonale Gjirokastër, kundër KF Tepelena U-11, në bazë të nenit 16/1 të KDE, dënohet me gjobë në masën 100.000 (njëqind mijë) lekë dhe humbet ndeshjen në tavolinë me rezultatin 3-0. Sipas nenit 76/1/e të KDE, gjoba të aplikohet në masën 3%.
AF Argjiro U-9, për braktisjen e ndeshjes së vlefshme të Kategorisë së Dytë, Zona Rajonale Gjirokastër, kundër KF Tepelena U-9, në bazë të nenit 16/1 të KDE, dënohet me gjobë në masën 100.000 (njëqind mijë) lekë dhe humbet ndeshjen në tavolinë me rezultatin 3-0. Sipas nenit 76/1/e të KDE, gjoba të aplikohet në masën 3%.
AS Luftëtari U-9, për braktisjen e ndeshjes së vlefshme të Kategorisë së Dytë, Zona Rajonale Gjirokastër, kundër KF Tepelena U-9, në bazë të nenit 16/1 të KDE, dënohet me gjobë në masën 100.000 (njëqind mijë) lekë dhe humbet ndeshjen në tavolinë me rezultatin 3-0. Sipas nenit 76/1/e të KDE, gjoba të aplikohet në masën 3%.
AF Elbasani Vajza U-17, për braktisjen e ndeshjes së vlefshme të Kampionatit të Vajzave, kundër FK Bylis Vajza U-17, në bazë të nenit 16/1 të KDE, dënohet me gjobë në masën 100.000 (njëqind mijë) lekë dhe humbet ndeshjen në tavolinë me rezultatin 3-0. Sipas nenit 76/1/e të KDE, gjoba të aplikohet në masën 3%.
Pranimin e kërkesës së zyrtarit të KF Egnatia, Julian Brahja, të paraqitur në mbështetje të neneve 67 dhe 74 të KDE, për rishikimin e Vendimit nr. 34, datë 18.03.2026, të Komisionit të Disiplinës dhe Etikës, duke ndryshuar pikën 6 të tij dhe duke vendosur pezullimin e zbatimit të masës disiplinore prej 5 (pesë) ndeshjesh pezullim, si dhe vendosjen e zyrtarit në periudhë prove prej 6 (gjashtë) muajsh nga data e këtij vendimi.
Pranimin e kërkesës së zyrtarit të KF Egnatia, Taulant Guma, të paraqitur në mbështetje të neneve 67 dhe 74 të KDE, për rishikimin e Vendimit nr. 34, datë 18.03.2026, të Komisionit të Disiplinës dhe Etikës, duke ndryshuar pikën 7 të tij dhe duke vendosur pezullimin e zbatimit të masës disiplinore prej 5 (pesë) ndeshjesh pezullim, si dhe vendosjen e zyrtarit në periudhë prove prej 6 (gjashtë) muajsh nga data e këtij vendimi.
Pranimin e kërkesës së lojtarit të KF Teuta, Blerim Kotobelli, pezullimin e pjesës së mbetur të dënimit. Periudha e pezullimit me kusht, në zbatim të nenit 34/1 të KDE, do të jetë 6 (gjashtë) muaj.
Rrëzimin e kërkesës së FC Luminesen, Sunday League, si të pabazuar në Kodin e Disiplinës dhe Etikës.
Kundër vendimit lejohet ankim brenda 3 (tre) ditëve përpara Komisionit të Apelit.
Top Channel