Kriza në futbollin italian, Alex Del Piero shpërthen: Duhen projekte, jo të mendosh vetëm si të shpëtosh lëkurën
Bernardo Silva te Juventusi është një ëndërr që mund të bëhet realitet vetëm nëse të gjitha pjesët e puzzle vendosen në vendin e duhur në momentin e duhur. Sipas të përditshmes ‘Tuttosport’, drejtuesit e klubit bardhezi kanë hyrë sërish në kontakt me futbollistin portugez që është gati të largohet nga Manchester City në fund te sezonit.
Përmes agjentit Jorge Mendes, Juventusi po kërkon të vendosë veten në radhën e parë në preferencat e yllit portugez që është ende nën urdhrat e Pep Guardiolës, por që mori gjithë mujin prill si kohë për të kuptuar se ku dëshiron të vijojë karrierën.
Me shumë mundësi, e ardhmja do të jetë larg Anglisë, ndoshta në një kampionat tjetër të rëndësishëm, me Barcelonën që është aty, gati të mbyllë gjithçka. Ose në vendlindje, në Portugali, por nuk mund të përjashtohet as mundësia e transferimit në MLS apo Saudi Pro League.
Për të bindur futbollistin, Comolli dhe drejtuesit e Zonjës së Vjetër duhet të rrisin tavanin e pagave që në këtë moment pas rinovimit të Yildiz është 7 milionë euro. Bernardo Silva, për momentin përfiton 10 milionë euro në sezon dhe nuk do të marrë në konsideratë oferta nën 8-9 milionë euro në vit.
Ky sforcim është i mundur, pasi gjithçka lehtësohet nga fakti që portugezi largohet me parametra zero nga Citizens, por githçka do të kalibrohet mirë sipas kërkesave të Spallettit që mund të shfrytëzojë Bernardo Silvën si mesfushor të avancuar ose si sulmues krahu me skemën aktuale 4-2-3-1 ose mund të përdorë skemën 4-3-3 me një mesfushë më fizike dhe si pasojë mund të kërkojë futbollistë me karakteristika të tjera
Top Channel