Zyrtare/ Gennaro Gattuso zgjidh kontratën me Federatën: Një nder që drejtova Kombëtaren
Kolumbinë e kap paniku për James Rodriguez. Futbollisti u shtrua në spital në SHBA për tre ditë për shkak të një dehidratimi të rëndë që pësoi në miqësoren e të dielës ndaj Francës, një lajm që u konfirmua nga Federata Kolumbiane e Futbollit.
Në moshën 34 vjeçare, ish futbollisti i Realit të Madridit dhe Bayernit të Mynihut u aktivizua vetëm për 63 minuta në këtë mdeshje përgatitore për Kupën e Botës që u zhvillua në Maryland dhe që u fitua nga francezët me rezultatin 3-1.
Gjatë ndeshjes, kapiteni i kombëtares kolumbiane u shfaq i lodhur dhe jashtë loje, ‘Ditëen e hënë, James pësoi një dehidratim që e detyroi të qëndrojë në spital për 72 orë për një kontroll mjekësor dhe për rikuperim-theksohet në komunikatën e Federatës Kolumbiane pa specifikuar nëse James Rodriguez vazhdon të jetë i shtruar në spital -raporti aktual mjekësor flet për një evoluim të favorshëm’
Pjesëmarrja e James Rodriguez në Botërorin 2026 ku Kolumbia do të debutojë në 17 qershor me sfidën ndaj Uzbekistanit nuk është e sigurt. Këtë vit, mesfushori ka luajtur vetëm 39 minuta me skuadrën e Minnesota United ku u transferua në muajin shkurt, për shkak të problemeve fizike. Shënuesi më i mirë në Botërorin 2014, James Rodriguez, gjithsesi ka ende një rol të rëndësishëm te kombëtarja kolumbiane, që do të përballet edhe me Republikën Demokratike të Kongos dhe Portugalinë në Grupin K.
Top Channel