Çështja Enzo Fernandez te Chelsea, Pastore: Një padrejtësi. Pas Botërorit, rinovim ose do të largohet
Lautaro Martinez është më në fund gati të kthehet në fushën e lojës dhe të marrë në shpatullat e tij Interin në fazën finale të sezonit. Kapiteni iu mungon zikaltërve që nga 24 shkurti, nata e errët në Bodo.
Që nga ai moment, mungesa e argjentinasit është ndjerë shumë; pa liderin e tij teknik dhe karakterial, Interi regjistroi vetëm 2 fitore në 7 ndeshje, një frenim futbollistëve dhe tifozëve iu ktheu në mendje spektret e sezonit të kaluar.
Rëndësia që ka kthimi i Lautaro Martinez kuptohet edhe nga pesha që ka dashur t’i rezervojë Interi. Në llogaritë e tij në rrjetet sociale, klubi zikaltër postoi një video që tregon punën që ka bërë futbollisti për rikuperimin e tij në javët e fundit. Titulli i videos tregon gjithçka; ‘Toro is back’(Toro u kthye), ndërsa në imazhet e argjentinasit që djersit sa në fushë sa në palestër, dëgjohet zëri i tij teksa tregon rrugëtimin për rikuperimin. ‘Kam punuar shumë, me të vërtetë shumë. Çdo ditë e më shumë. Është e nevojshme të besosh në atë që bën-tha Lautaro Martinez
Edhe pse për sulmuesin skuadra është gjëja më e rëndësishme, Interi me këtë video jo të zakontë për të komunikuar kthimin e futbollistit, ka dashur t’i japë një mesazh të gjithë botës zikaltër por edhe jashtë: ‘me Lautaro Martinez nuk kemi frikë asnjë’. Përkundrazi, janë të tjerët që duhen të kthehen të kenë frikë përsëri. Një mënyrë, kjo për të larguar frikërat që në javët e fundit që pushtuan mendjen e futbollistëve. Tani ‘Toro is back’ dhe Interi shpreson që të jetë pikërisht kapiteni që e shtyn drejt titullit.
Top Channel