Zyrtare/Gennaro Gattuso zgjidh kontratën me Federatën: Një nder që drejtova Kombëtaren
Italia është skuadra e parë kampione bote që humbet tre Botërorë radhazi; 2018, 2022 dhe 2026. Një rekord negativ, i paprecedentë në historinë e futbollit, që do të thotë 12 vjet errësirë për Të Kaltrit.
Nata e Zenicës ishte katastrofike: Italia humbi me penalti ndaj Bosnjë-Hercegovinës të renditur në vendin e 66-të, një rezultat që u shoqërua me dorëheqjen e presidentit të Federatës Italiane, Gabriele Gravina dhe Shefit të Delegacionit, Gianluigi Buffon, ndërkohë që sistemi i futbollit në vendin e Apenineve prej kohësh është ‘i sëmurë’; Serie A iu jep hapësirë futbollistëve italianë në vetëm 7.4% të kohës, përqindja më e ulët në të 5 ligat më të rëndësishme evropiane
Dhe ndërkohë që Italia numëron plagët e eliminimit Federata Italiane e Futbollit ka nisur kërkimet për trajnerin e ri dhe mësohet se drejtuesit e institucionit vendosën t’i telefonojnë Carlo Ancelottit, për të marrë drejtimin e Të Kaltërve pas Botërorit 2026. Por ajo që është më e rëndë është se trajneri 67 vjecar preferoi të injorojë këtë telefonatë. Sipas burimeve të mediave në Brazil, ish trajneri i Realit të Madridit, në momentin që pa numrin e Federatës Italiane të Futbollit sa vendosi ta bllokojë atë.
Pa fjalë. Pa shpjegime. Një akt heshtjeje që thotë gjithçka; kaq e thellë është kriza në futbollin italian dhe zhgënjimi, sa trajneri më i mirë i vendit të Apenineve nuk denjon as për të hapur telefonin e një Federate që i lutet.
Top Channel