Botërori 2026/FIFA rrit çmimin maksimal të biletës së finales në…rreth 11 mijë USD, në 2022 ishte 1600 USD
Mircea Lucescu nuk është më trajneri i Rumanisë. Federata Rumune e Futbollit bëri të ditur se ndërpreu bashkëpunimin me trajnerin 80 vjeçar pas humbjes me Turqinë në gjysmëfinalen e playoffit të Botërorit të këtij viti.
Sipas mediave rumune, pasuesi i Lucescut pritet të jetë një tjetër legjendë e futbollit të këtij vendi si Gheorghe Hagi. Mircea Lucescu u emërua në pankinën e Rumanisë në gusht të 2024 duke nënshkruar me Federatën një kontratë 2 vjeçare, por humbja në përballjen me skuadrën turke bëri që të merrej vendimi për largimin e tij.
Pak ditë përparë ndeshjes, trajneri u shtrua në spital pasi u ndje keq, por e mori veten përpara ndeshjes miqësore të së martës kundër Sllovakisë. Federata Rumune në komunikatën e saj e falenderoi Lucescu duke vënë në dukje bilancin e tij, 11 fitore, 1 barazim dhe 6 humbje. Lucescu e kishte drejtuar edhe më parë Rumaninë në vitet ’80 duke e drejtuar në kualifikimin e parë historik në Evropianin e 1984. Ndërsa Gheorghe Hagi, 61 vjeç do të kthehej në pankinën e kombëtares për herë të dytë, eksperienca e parë e tij zgjati vetëm pak muaj në 2001, pak kohë pas tërheqjes së tij nga futbolli i luajtur.
Top Channel