Nuk pranoi dot ndarjen, shqiptari i vë flakën shtëpisë së ish-partneres, lëndohen të dy SPAK nuk e kundërshtoi thirrjen si dëshmitar të kryeministrit Edi Rama në procesin ndaj tetë të pandehurve, i cili është kërkuar nga mbrojtësit e ish-kryeministrit Berisha, nën akuzë për korrupsion.
Kjo u deklarua në seancë nga prokurorët, të cilët rrëzuan një sërë kërkesash të tjera të të akuzuarve, por thanë “po” për Ramën dëshmitar, por me kushtin që të kuptohet se për çfarë i shërben gjykimit kjo dëshmi
Nëse vjen Rama apo jo u shpreh prokurorja duhet ta vendosë Gjykata.
Edhe për thirrjen si dëshmitar të oficerit Besmir Karanxha, i cili shfaqet në një foto me Ulsi Manjën dhe ndaj konsiderohet nga mbrojtësit si aktivist politik, SPAK nuk refuzoi.
Po me kushtin që të kuptohet se çfarë do të thotë.
Si i pandehur në këtë proces Jamarbër Malltezi pati rezerva kur mori disa refuzime për kërkesat e tij, një ndër to ajo për të mos marrë si prova disa artikuj mediatikë.
Gjyqi i themelit u shty për në 15 prill. Ndërkohë që në të njëjtën gjykatë Malltezi zhvilloi edhe një betejë tjetër, atë për heqjen e sekuestrove ndaj pasurive që u shty në 7 prill.
Top Channel