Mercedes, Toto Wolff s’e fsheh entuziazmin: Kjo Formula 1 është garë e vërtetë
Berlini dhe Sao Paulo janë 10 mijë km larg njëri-tjetrit, por janë shumë pranë në kujtimet e italianëve. Në këto dy qytete janë regjistruar dy fitoret e fundit botërore të skuadrave sportive më fituese; Kombëtarja Italiane e futbollit dhe Ferrari. Fabio Cannavaro dhe Kimi Raikkonen çuan Italinë në çatinë e botës, që nga ai moment, 20 vjet vetëm zhgënjime.
Një katastrofë sportive
Delegacioni që u prezantua në Gjermani në 2006 nuk i kishte parashikimet në favor. Eksperienca e mëparshme në Kore dhe Japoni u mbyll përpara kohe dhe me disa polemika arbitrare dhe 4 vjet më vonë Marcello Lippi bëri badhkë një skuadër me talente dhe eksperiencë. Ishte hera e fundit që e bota u bë ngjyrë e kaltër. Eksperienca në 2010 në Afrikën e Jugut u mbyll në fazën e grupeve, i njëjti fat edhe në 2014 në Brazil dhe pas kësaj mungesat në Rusi 2018, Katar 2022 dhe tani SHBA-Kanada-Meksikë 2026. Dy gjenerata nuk i njohin netët magjike verore dhe kështu do të kenë mundësinë të vlerësojnë sporte të tjerë.
F1, dështimet njëri pas tjetrit
Kur Kimi Raikkonen kaloi vijën e finishit në Interlagos të Brazilit, tifozët e Ferrarit morën frymë lirisht. U mbyll kështu epoka e artë e nisur në vitin 2000 me 5 fitoret radhazi të Michael Schumacher dhe ishte kryevepër e Jean Todt. I takoi Stefano Domenicalit të merrte stafetën nga 2008(titulli botëror për Konstruktorë) deri në 2014 me Fernando Alonso, pilot i mrekullueshëm me një karrierë të pafat. Në 2015, Maurizio Arrivabene e pa veten të menaxhonte të talentuarin Sebastian Vettel që nuk fitoi asgjë, u zëvendësua 3 vjet më vonë nga Mattia Binotto, që tentoi të ristrukurojë skuderinë pa rezultate të rëndësishme sportive. Edhe aktualisht me Frederic Vasseur është parë shumë pak deri tani. Duhet pritur ende. E megjithatë një pilot i shpejtë italian është, vetëm se nuk garon për Ferrarin.
Top Channel