Dështimi i Italisë për t’u kualifikuar për në Botëror ishte një goditje e fortë jo vetëm për imazhin e lëvizjes futbollistike, por edhe për financat e Federatës Italiane të Futbollit.

Kjo sepse mes marketingut, mungesës së sponsorizimeve dhe shpërblimeve të UEFA, eliminimi i Të Kaltërve, sipas të përditshmes ‘Il Giornale’ ka bërë që të digjen plot 30 milionë euro. Këtu nuk duhet harruar fakti që nuk përfitohet asgjë nga ndeshjet e luajtura.

Dhe nëse 45 milionë eurot që do të marrë skuadra fituese janë një utopi për Italinë kjo e fundit duhet të tregojë kujdes edhe me kontratën me Adidas që krijon uniformat e Të Kaltërve. Në një klauzolë në këtë marrëveshje prej 30 milionë eurosh me kompaninë gjermane të veshjeve sportive, parashikohet një gjobë prej 9.6 milionë eurosh në rast mospjesëmarrje të Italisë në turneun botëror të futbollit. Me fjalë të tjera, presidenti i ri i Federatës Italiane të Futbollit do të duhet të bëjë llogaritë edhe me këtë detaj që nuk është aspak i vogël.

Top Channel